Historiani Pëllumb Xhufi prej vitesh hulumton në Arkivat e Venecias, ku ka plot 2400 dosje vetëm për Arbërit. Autori i veprës madhore “Arbërit e Jonit” thotë se shqiptarët rezultojnë një popull qëndresëtar ndër më të hershmit në Ballkan e Evropë.
“Arbërit vetëm në shekullin e XIV ka ndërruar 33 pushtues dhe ia ka dalë që të ruaj identitetin e tij, veçanërisht gjuhën.”
Ndërkohë që arkeologu Neritan Ceka e vë theksin tek kjo periudhë, ku u kompozua ekzistenca e kombit shqiptar. Zemra e kësaj periudhe, sipas gërmimeve arkeologjike është Tirana.
“Studimet për periudhën e Mesjetës janë të shumta. Ndërkohë që kultura arbërore ka rëndësi të rëndësishme për shqiptarët. Këtu është kompozimi i kombit shqiptar në shekullin e 11 -14. Zemra e kësaj kulture është Tirana, ku shumë pak e dinë qytetarët e Tiranës. Gërmimi arkeologjike, kanë nxjerr në dritë zbulime të kësaj kulture edhe në Durrës.”
Kultura arbënore është ndër më të rëndësishmet për vendin tonë dhe fatkeqësisht më pak e studiuar. Historiani Pëllumb Xhufi solli në qendër të vëmendjes në Akademinë e Shkencave “Mesjeta arbërore e shek. XI-XIV: “një vështrim mbi problematikën”. /abcnews.al/