Nga Erneta Shevroja
Agjensia për Mediat dhe Informimin 3 muaj më parë ka nisur funksionimin dhe vetëm këtë të mërkurë, drejtori i saj, Endri Fuga, që drejton Komunikimin në Kryeministri, u përgjigj për shqetësimin e gazetarëve dhe akuzat e opozitës për kontrollin e informacionit.
Opozita e quajti këtë Agjensi një Ministri që me paratë e buxhetit do të bëjë propagandën e qeverisë.
“Ju keni vetëm një interest ë kontrolloni median he të jepni lajme të paracaktuara dhe duke bërë propagandën sa më mirë të qeverisë”, ka thënë Ina Zhupa.
Ndërkohë nga ana tjetër Endri Fuga është shprehur se nuk ndërhyjmë tek ministrit, pasi zëdhënësat janë aty për të komunikimin e ministrave.
Gazetarët më parë kanë shprehur shqetësimin se Agjensia do të centralizojë informacionin dhe të ngushtojë hapësirat e lirisë së medias. Ndërkohë në raportin që u bë publik ditën e djeshme, Departamenti Amerikan i Shtetit shkruante për kufizim të lirisë së medias së pavarur. /abcnews.al