Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha nuk e njeh si kryetar grupi, Alibeaj: Këtë historinë e mos njohjes do doja mos e kishte thënë ai

schedule20:34 - 12 Prill, 2022

schedule 20:34 - 12 Prill, 2022

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkeled Alibeaj doli para gazetarëve pas mbarimit të mbledhjes.

I pyetur nga mediat se çfarë qëndrimi do të mbajë pas deklaratave të bëra nga zoti Berisha dhe një pjesë e deputetëve të cilët thanë se nuk e njohin si kryetar grupi, Alibeaj tha se do donte që kjo deklaratë mos vinte nga ish-kryeministri.

Ai tha se është i vendosur që sëbashku me shumicën e deputetëve të punojnë për një proces të plotë bashkimi.

Pyetje: Berisha dhe një grup deputetësh kanë thënë se nuk ju njohin si kryetar grupi?

Alibeaj: Këtë historinë e mosnjohjes do doja mos e thoshte Sali Berisha qoftë dhe për faktin nëse ka sinqeritet për bashkim apo jo. Unë e kam thënë që në momentin e parë që nuk jam për të mbyllur dyert, ama për të eksploruar rrugët e zgjidhjes nuk vendos kushte. T’i thuash demokratëve që procesi i njëanshëm që po vijon ky nuk është kusht. Tu thuash demokratëve që nuk duhet të bashkohemi me fjalë të bukura, por një bashkim i ndjerë, ky nuk është kusht. Kush të dojë të kandidojë le të kandidojë, le të fitojë më i miri.

Pyetje: Kush i ka penguar demokratët të kandidojnë?

Alibeaj: Shumica dërrmuese e deputetëve sot ngritën këtë shqetësim se procesi është përjashtues ku në këtë proces nuk kanë marrë pjesë as 15 apo 20% e demokratëve që njohin me njëri-tjetrin. Deputetët thanë se procesi ka qenë përjashtues.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!