Zyrtare/ Atletico Mineiro rinovon kontratën me ish-futbollistin e Napolit

schedule14:50 - 12 Prill, 2022

schedule 14:50 - 12 Prill, 2022

Atletico Mineiro ka arritur të rinovojë kontratën me ish-futbollistin e Napolit. Bëhet fjalë për Edu Vargas, i cili ka firmosur për zgjatjen e bashkëpunimit mes palëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi brazilian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se Vargas do të mbajë veshur fanellën e Atletico Mineiro edhe për 2 sezone të tjera.

Kontrata është rinovuar deri në vitin 2024 për Vargas, i cili sezonin e kaluar doli kampion i Brazilit.

/f.a/abcnews.al