Mbrëmja e sotme ka rezervuar dy sfida interesante në Champions League, ku 4 skuadra do të vihen përballë njëra-tjetrës në ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të këtij kompeticioni.
Në fushën e lojës do të zbresin Bayern Munich-Villareal, me sfidën e parë që ka përfunduar në favorin e skuadrës spanjolle. Në Mynich ora 21:00 bavarezët do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit, ndërsa djemtë e Unai Emery do të kërkojnë mbajtjen e avantazhit për të prerë biletën e parë si gjysmëfinaliste.
Po në orën 21:00 do të përplasin “brirët” edhe Real Madrid dhe Chelsea me takimin që do të luhet në “Santiago Bernabeu”. “Los Blancos” janë më të favorizuar pasi kanë fituar përballjen e parë mes tyre me shifrat 3-1, falë Karim Benzema që shënoi hat-trick në “Stamford Bridge”. /f.a/abcnews.al