Vrasja e Nazmi Bandullës, policia jep detaje: 55 vjeçari u qëllua pranë shtëpisë

schedule08:51 - 12 Prill, 2022

schedule 08:51 - 12 Prill, 2022

55 vjeçari Nazmi Bandulla është qëlluar me armë zjarri 3 herë rreth orës 08:15, në lagjen “Partizani”, Shkodër.

“Në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen Partizani“, njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al