Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Pse nuk e komentoj vendimin e SHBA-së për Aqif Rakipin  

schedule22:22 - 11 Prill, 2022

schedule 22:22 - 11 Prill, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shpalljen non grata nga SHBA. Ai tha se ka pasur rreth 15 oferta lobimi për të hequr emirin tij nga lista e zezë, por ka refuzuar.

“Kam pasur 15 oferta për lobim për të hequr ‘non grata’-n. Kam refuzuar çdo ofertë për lobim. Kam ndjekur dy linja. Kam ngritur padi për shpifje. I kam vënë vetes qëllim të bëj gjithçka për transparencën e këtij vendimi.

Pa rezultate nuk kam qenë. Rreth 40 shkrime të cilat janë që të gjitha në këtë linjë, se është vendim politik. Asnjë shkrim nuk është i lobuar” – tha Berisha në emisionin “Politico” dhe nuk pranoi të bëjë komente për sanksionet ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.

“Po pyesni dikë që është në përballje të pamohueshme me të gjitha mundësitë për dezinjimin e tij nga sekretari i shtetit non grata të cilin e kam vlerësuar si një lobim të pastër korruptiv të Soros dhe Ramës. Vlerësimi im nuk është pranuar nga departamenti i shtetit.

Për sot nuk kam asnjë koment, u takon atyre të shprehen. Të më pyesësh nëse jam kundër sanksioneve, të bazuara nuk jam kurrë. Sot u sanksionua Gruevski, që u arratis pas një procesi gjyqësor. Kurse unë pa pasur asnjë padi a proces…

Për të tjerët nuk i komentoj sepse apriori nëse sanksionimi bëhet me fakte është normale, por nëse nuk ka prova është qëndrimi që kam për veten time. Nuk bëhem avokat, shqyrtues i problemit se nuk kam lexuar akoma motivacionin”,  tha Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!