Teksa gjatë vizitës së të dielës në Golem, kryeministri Edi Rama sulmoi kryebashkiakun demokrat të Kavajës, Isa Sakja, duke e akuzuar se lejon ndërtimin e pallateve në rërë, nuk ka vonuar edhe reagimi i Partisë Demokratike dhe i kreut të Bashkisë së Kavajës.
Teksa gjatë vizitës së të dielës në Golem, kryeministri Edi Rama sulmoi kryebashkiakun demokrat të Kavajës, Isa Sakja, duke e akuzuar se lejon ndërtimin e pallateve në rërë, nuk ka vonuar edhe reagimi i Partisë Demokratike dhe i kreut të Bashkisë së Kavajës.
Menjëherë pas kësaj deklarate të kryeministrit Rama në Golem ka reaguar gjatë së dielës edhe Partia Demokratike.
Përmes një postimi në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i thotë Ramës se, ndërtimi i pallateve pa asnjë kriter, ka qenë filozofia e tij politike.
Bardhi shkruan: “Ai që ndërtimin e pallateve e bëri filozofi të qeverisjes së tij lokale, ai që përmes pallateve që mbolli kudo dhe me haraçin e tyre mori partinë, sulmoi me shpifje të ulta Bashkinë e Kavajës. Me modelin tjetër të qeverisjes lokale në krah, me Vangjush Dakon që për pallate nuk kursen as trashëgiminë e qytetit, në vend të ofrimit të zgjidhjes për mijëra të papunët në Kavajë, zgjodhi kërcënimin dhe shantazhin ndaj Kryetarit të Bashkisë Kavajë. Koha ku t’i urdhëroje se kush bandë do marrë lejen e radhës së ndërtimit në Kavajë, ka përfunduar”, e mbyll postimin e tij Gazment Bardhi.
Nga ana tjetër edhe vetë kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja ka zgjedhur t’i përgjigjet deklaratave të Ramës në Facebook.
“Ne fakt, nuk ka ironi me te madhe se përmendja e fjalës “prokurori” dhe “pallate në rërë ” në prani të Vangjush Dakos.
Sot, bashkia e Kavajës zoti Rama, mbasi mbaroi riparimet e dëmeve që bëri ” rilindja” juaj në Kavajë dhe Golem po bën tamam ato që ju nuk i bëtë dot. E di, këtë sulm e bën se ke frikë nga protestat! Aty, poshtë zyrës tende, përballe Parlamentit do të na kesh, derisa të kuptosh se ora jote mbaroi. Sa për Prokurorinë, t’i dhe kushdo tjetër e ka derën e Bashkisë Kavajë të hapur”, përfundon postimin kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja./abcnews.al