Këto truke do t’ju ndihmojnë nëse keni shtuar shumë kripë në gjellë

schedule14:57 - 11 Prill, 2022

schedule 14:57 - 11 Prill, 2022

Nëse keni hedhur gabimisht shumë kripë në gatim, mos u shqetësoni. Ka disa truke që mund të përmirësojnë shijen. Në varësi të pjatës, do t’ju nevojiten patate, oriz, salcë kosi ose sheqer. Shtoni pak ujë ose qumësht kokosi në supë. Nëse supa është shumë e lëngshme, shtoni patate në copa më të vogla.

Për këtë mund të përdoret edhe oriz ose pak miell, çelësi është tek niseshteja që thith kripën, ndaj e bën gjellën më të ekuilibruar. Ndonjëherë një zgjedhje e mirë është pak lëng limoni, pasi acidi duhet të neutralizojë shijen tepër të kripur. Nëse nuk keni limon, shtoni pak uthull të butë.

Në raste të tjera mund të përdorni dhe sheqer por mos e teproni sepse mund të arrini efektin e kundërt. Një opsion i sigurt është të vendosni pak sheqer në një lugë, ta mbani mbi avull por pa e hedhur në enë. Nëse keni hedhur shumë kripë te biftekët e kripur hidhni një salcë me shije të butë. /abcnews.asl