UEFA Development: Sulejmani shkëlqen, Shqipëria U16 mposht edhe Perunë

schedule13:40 - 11 Prill, 2022

schedule 13:40 - 11 Prill, 2022

Shqipëri U-16 ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë ndaj Perusë në turneun UEFA Development U-16, që po zhvillohet në Qendrën Sportive Kombëtare në Kamëz. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku kanë bërë një paraqitje shumë të mirë, duke triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj një rivali shumë të fortë.

Pjesa e parë ishte e balancuar me ekipin shqiptar që iu afrua në disa raste golit, por pa sukses. Në pjesën e dytë tekniku Bulku bëri disa zëvendësime që i dhanë një marsh më shumë kuqezinjve. Pas këmbënguljes së vazhdueshme Flavio Sulejmani realizon një gol shumë të bukur në zonë, duke zhbllokuar rezultatin në 1-0.

Kuqezinjtë marrin zemër dhe në minutën e 82-të gjejnë edhe golin e dytë me Dean Vranicin. Në minutat e fundit Sulejmani del vetëm me portierin dhe nuk fal duke realizuar golin e dytë personal dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar në 3-0.

Kjo ishte fitorja e dytë e Shqipërisë U-16 në këtë turne, teksa në sfidën hapëse mundi Irlandën e Veriut me rezultatin 2-1. Ndeshja e fundit e Kombëtares shqiptare në këtë turne do të luhet më datë 14 prill ndaj Luksemburgut në orën 11:00. / fshf.org

UEFA Development Tournament U-16

Shqipëri – Peru 3-0
Golat:
73’, 94’ Sulejmani, 82’ Vranici

Formacioni: Amarildo Dervishaj, Albi Koleci, Adi Kurti, Egert Selmani, Aljon Damini, Klaus Kashari, Jordi Jaku, Glenis Belloj, John Jaku, Ersi Bode, Flavio Sulejmani.