Shumë emra të lakuar, në hyrje e në dalje. Romelu Lukaku është përmendur kohët e fundit për një rikthim tek Interi.
Në Francë ndërkohë sjellin një skenar të ri, me belgun që mendohet si pasuesi i Kylian Mbappe nëse nuk rinovon. PSG do tentojë ta huazojë fillimisht sulmuesin belg.
Kjo e nxjerr Interin jashtë gare, ndërkohë që zikaltrit duhet të “mbrohen” për shkak se janë disa klube që duan transferimin e Alessandro Bastoni.
Tottenham që drejtohet nga Antonio Conte është një prej tyre, por jo i vetmi në garë. Edhe Real Madrid mendon për lojtarin e Interit dhe kombëtares së Italisë. / abcnews.al