Një i mitur ka mbërritur në spitalin e Lezhës me plagë të shkaktuar nga thika.
Burime paraprake bëjnë me dije se i mituri dyshohet se i ka shkaktuar vetë plagët pasi ka probleme të shëndetit mendor.
Aktualisht ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në spitalin Rajonal të Lezhës jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/