Eksperti amerikan: “Fati i Ukrainës” caktohet në tre javët e ardhshme

schedule10:22 - 11 Prill, 2022

schedule 10:22 - 11 Prill, 2022

Ish-zëvendës ndihmësi i sekretarit të mbrojtjes për Europën dhe NATO-n, Michael Ryan, në një intervistë me Skynews tha se ndërsa rusët “rivlerësuan objektivin e tyre” për t’u fokusuar në Ukrainën lindore, problemi i tyre madhor do të jetë nëse mund të rigrupojnë forcat dhe të marrin kontrollin në lindje.

“Tre javët e ardhshme do të jenë vendimtare, pasi do të përcaktojnë rezultatin e luftës,” tha ai. “Nëse ne në Perëndim rrisim furnizimin ndaj ukrainasve, ukrainasit mund të fitojnë.”

Duke folur për emërimin e fundit nga Rusia të gjeneralit Alexander Dvornikov, Ryan tha se ai besonte se komandanti i ri do t’i kthehej “taktikave klasike ruse”, duke përfshirë “sulme masive ajrore dhe artilerie”.

“Do të shkaktojë shumë brutalitet, siç ka parashikuar Presidenti Zelenskyy. Do të duket si Lufta e Dytë Botërore, ashtu siç tha ministri i jashtëm ukrainas.

“Por në fund të ditës rusët do të pësojnë edhe më shumë viktima me këtë qasje.”

Ryan tha se “loja e fundit e Presidentit Vladimir Putin është të qëndrojë në pushtet”, sepse atij nuk i mbeten shumë opsione nëse largohet nga pushteti.

/abcnews.al