Qindra hektarë tokë pa sistem vaditës, Bashkia e Korçës hesht

schedule16:35 - 10 Prill, 2022

schedule 16:35 - 10 Prill, 2022

Nga Roland Beqiraj

Dalja jashtë funksionit e sistemeve vaditëse ka venë në vështirësi fermerët e Korçës, të cilët nuk sigurojnë dot vaditjen e parcelave te tyre.

Fermerët në fshatin Dishnicë përballen çdo ditë me këtë problem. Thonë se 90 përqind e sipërfaqes se punueshme, nuk mund te vaditet.

Fermerët thonë se mungesa e ujitjes ka ndikuar ne uljen e rendimentit te prodhimeve.

Ne territorin e bashkisë se Korçës, janë 15 mijë hektarë tokë produktive. Për ujitjen e saj shërbenin dy kanale vaditës që furnizoheshin me ujë nga dy rezervuar, atë të Gjançit dhe të Prespës së Vogël.
Ndërkohë që rezervuarët ekzistues funksionojnë.

Megjithëse bashkia e Korçës ka premtuar për rehabilitimin e këtij sistemi, në terren nuk shihet asnjë gjurmë, ndërkohë që drejtues të sektorit bujqësor në bashki nuk pranojnë të prononcohen për këtë çështje.

Në të njëjtën situatë ndodhen edhe fshatrat e tjerë të kësaj qendre administrative, ku një sipërfaqe e konsiderueshme toke për shkak të mungesës së ujit është e lënë djerrë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!