Longo shpërthen dhe pendohet: Delegati më ofendoi, luajtëm në fushë patatesh

schedule13:27 - 10 Prill, 2022

schedule 13:27 - 10 Prill, 2022

Diego Longo, trajneri i Kukësit, barazimin me Egnatian nuk e ka përjetuar mirë për shkak se iu anulua një gol me VAR dhe në fund kishte edhe një debat me delegatin e ndeshjes.

Italiani më pas bëri një postim në rrjetet sociale, por më pas e fshiu. “Mund të them se luajtëm një pjesë të parë të mahnitshme dhe mund të kishim bërë më mirë në pjesën e dytë.

Mund të thoja që në letër ishim në shtëpi, por u detyruam të luanim në stadiumin e vetëm të cilin e kisha refuzuar absolutisht sepse më shumë se një fushë futbolli është një fushë patatesh. Mund të them që në minutën e 89-të shënuam dhe fituam ndeshjen.

Mund të them që në pas ndeshjes jam kërcënuar dhe ofenduar me fyerje seksiste nga delegati i Federatës për shkak se kam kërkuar mendim për keqpërdorimin e Var. Unë nuk do ta bëj atë. Ndonjëherë është më mirë të heshtësh”, shkruante Longo. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!