Zyrtari ukrainas: Dy të vrarë nga bombardimet në rajonin e Kharkiv

schedule12:41 - 10 Prill, 2022

schedule 12:41 - 10 Prill, 2022

Dy persona janë vrarë dhe disa janë plagosur në qytetin ukrainas Derhachy në rajonin verilindor Kharkiv, tha guvernatori lokal Oleh Synyehubov në një postim në Facebook, raporton BBC.

Oleh Synyehubov pretendon se forcat ruse kanë nisur 66 sulme artilerie në disa rajone të Ukrainës sot.

“Dy persona u vranë, ka viktima. Siç mund ta shihni, ushtria ruse vazhdon të ‘luftojë’ me popullsinë civile, sepse nuk ka fitore në front:, tha guvernatori lokal Oleh Synyehubov.

Më herët, Iryna Venediktova, Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, tha për Sky News se bombardimet ruse po vazhdonin në rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv mbrëmë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!