DIBËR- Pronari i një servisi në Peshkopi është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një servisi makinash gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fikshek.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pronari 33 vjeçar i se3rvisit, banues në Peshkopi.
Njoftimi i policisë
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që i posedonte. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë zjarri, strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një servisi automjetesh në pronësi të shtetasit R. S., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fikshek.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi R. S. 33 vjeç, banues në Peshkopi. Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al