Empoli barazoi me Spezian në takimin e javës së 32-të në Seria A, duel që u mbyll me rrjeta të paprekura.
Mesfushori shqiptarë Nedim Barjami ishte një nga lojtarët që zhvilloi lojë të mirë për skuadrën e Empolit, por nuk ia dolën dot të merrnin 3 pikët, që i mungojnë prej disa javësh.
Bajrami pas ndeshjes do ta konsideronte barazimin një rezultat pozitiv, pasi çdo pikë sipas tij është e rëndësishëm në këtë fazë të kampionatit.
“Çdo pikë është e rëndësishme, por sot mund të fitonim ndeshjen. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu sepse mungojnë edhe 6 ndeshje.
Luajmë mirë, por në metrat e fundit duhet të jemi më të këqij. Detyra ime është që të çoj përpara skuadrën, por ata mbroheshin shumë. Kishim raste, mund të mbyllnim ndeshjen, por gjithsesi luajtëm mirë.
A jam rritur? Ndihem shumë mirë, jemi të gjithë të rëndësishëm. Por gjëja më e rëndësishme, mbetet skuadra”, ka thënë mesfushori shqiptar për “Dazn”. /f.a/abcnews.al