Vetëm në nëntë muaj nëntë persona janë ekzekutuar në Shkodër kurse dy të tjerë janë zhdukur. Këto konsiderohen nga ngjarjet më të frikshme të tipit mafioz për të cilat ka vështirësi në zbardhje dhe në kapjen e autorëve.
Vrasja e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali çoi në 9 numrin e të vrarëve në 9 muajt e fundit.
Para tyre, me 20 Mars të këtij viti, në një tjetër ngjarje mafioze u vra Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth. Policia arrestoi tre persona, të cilët mohuan autorësinë, ndërsa motivet ende nuk janë bërë publike.
Në 14 Nëntor te vitit te kaluar, në tregun e lagjes Rus u vra Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferrackut. Ai u qëllua me disa plumba në kokë dhe trup, motivi ende dhe autorët ende dhe sot nuk janë zbuluar.
Nisi me terrorin në mes të qytetit. Një bombë shpërtheu mes njerëzve. U plagos personi për të cilin u tha se ishte shënjestra i njohur si i forti në Shkodër, Lul Kulla.
Pamjet ngjanin si një akt terrorist ku 6 persona të tjerë mbetën të plagosur. Çdo gjë u shkatërrua, por Kulla shpëtoi. Për të, tre të rinj nga Elbasani janë në pranga të dyshuar si të paguar për të eliminuar 42-vjeçarin.
Në Qershor, 2 persona u zhdukën në Shkodër pa lënë asnjë gjurmë. Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla. Asnjë shenjë jete, asnjë telefonatë.
Në 18 Qershor u ekzekutua me një plumb në kokë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi. Kjo ngjarje u pasua me një nga atentatet më të rënda të ndodhura vitet e fundit.
Në 15 Korrik vritet Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci brenda në makinë. Fëmija i tyre 5-vjeç i shpëtoi plumbave.
Në 8 Gusht u vra në një atentat mafioz Fabardh Lici, kunati i Lul Kullës. Lici ishte duke pirë kafen e mëngjesit, kur dy persona e qëllojnë me breshëri kallashnikovi.
Arjan Ferracaku ekzekutohet në 1 Shtator në momentin që ishte duke kaluar në zonën e Hidrovorit në Dobraç të Shkodrës. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga dy persona, por që deri më sot Policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë./abcnews.al