Ministria e Drejtësisë së Rusisë anuloi regjistrimin e 15 organizatave të huaja, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch. Ministria tha në një deklaratë se njësitë e organizatave “janë përjashtuar për shkak të zbulimit të shkeljeve të legjislacionit aktual të Federatës Ruse”.
Por menjëherë pas përjashtimit kanë reaguar dy organizatat duke thënë se do të vazhdojnë të operojnë në Rusi, sipas la repubblica.
Sekretarja e përgjithshme e Amnesty, Agnes Callamard, tha në një deklaratë: “Autoritetet po gabojnë nëse mendojnë se duke mbyllur zyrën tonë në Moskë do të pengojnë punën tonë për të dokumentuar dhe nxjerrë në dritë shkeljet e të drejtave të njeriut”.
“Human Rights Watch ka punuar në Rusi që nga periudha sovjetike dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë,” tha drejtori i HRW në një deklaratë tjetër, duke shpjeguar se “kjo perde e re e hekurt nuk do të pengojë përpjekjet tona aktuale për të mbrojtur të drejtat e të gjithë rusëve dhe të mbrojë civilët në Ukrainë”.
/abcnews.al