Leclerc para Verstappen, “pole position” në Çmimin e Madh të Australisë

schedule10:32 - 9 Prill, 2022

schedule 10:32 - 9 Prill, 2022

Charles Leclerc ka fituar “pole position” në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Australisë dhe do të niset i pari në garën e nesërme.

Piloti i Ferrari regjistroi kohën më të shpejtë, me një diferencë shumë të vogël me kampionin në fuqi të Formula 1, Max Verstappen që garon me Red Bull Racing.

Ferrari tjetër i Carlos Sainz do të niset i nënti, pasi u pengua në fund për të regjistruar një kohë të shpejtë nga Fernando Alonso që doli jashtë piste.

I treti do të niset një tjetër makinë Red Bull, me Sergio Perez në timon. Lewis Hamilton do të niset vetëm i pesti, para shokut të tij të skuadrës, George Russel dhe Daniel Ricciardo të Mclaren. Lando Norris e nis i katërti. / abcnews.al