Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ka pak shpresë që lufta në Ukrainë të përfundojë së shpejti, sipas CNN.
“Kjo luftë për fat të keq nuk do të marrë fund gjatë ditëve në vijim”, tha Macron.
Ai theksoi 9 majin si një “ditë të rëndësishme” për ushtrinë ruse, duke e quajtur pothuajse “të sigurt se për presidentin Putin 9 maji duhet të jetë një ditë fitoreje”.
“Unë mendoj se ata do të përqendrojnë përpjekjet e tyre në Donbas, dhe situata gjatë ditëve apo javëve do të jetë shumë e vështirë”, tha Macron.
Macron gjithashtu theksoi se si përpjekjet humanitare nga Franca, Greqia, Turqia dhe OKB po përballen me”shumë vështirësi për shkak të palës ruse.
/abcnews.al