Gerard Pique u desh të dilte nga fusha e lojës pas vetëm 23 minutash të ndeshjes së Barcelonës në Europa League kundër Eintracht Frankfurt të enjten në mbrëmje, duke pësuar një dëmtim në ijë.
Mbrojtësi rrëshqiti gjatë lojës dhe si pasojë u lëndua. Nuk iu desh shumë kohë për të kuptuar se nuk do të ishte në gjendje të përfundonte ndeshjen dhe kërkoi me shpejtësi një zëvendësim.
Pique kishte pasur disa probleme fizike në javët para ndeshjes, por po luante për shkak të rëndësisë së ndeshjeve që kishte Barcelona. Të enjten, megjithatë, trupi i tij u dorëzua.
Tashmë priten rezultatet nga raportet mjekësore të klubit. Shenjat e hershme sugjerojnë se ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndaj Levantes./ h.ll/abcnews.al