Studimi: Njerëzit që mbajnë syze janë më pak të rrezikuar nga Covid-19

schedule21:06 - 7 Prill, 2022

schedule 21:06 - 7 Prill, 2022

Njerëzit që mbajnë syze kanë një rrezik më të ulët të infektimit me Covid-19. E njëjta gjë nuk është e vërtetë për lentet e kontaktit, sipas një studimi të madh shkencor britanik, i cili nxjerr në pah rëndësinë e syve kur koronavirusi hyn në trup, sipas News Medical. 

Studiuesit në Kolegjin Universitar të Londrës, i cili bëri para-publikimin në medRxiv, analizuan të dhënat për 19,166 njerëz. Duke marrë parasysh faktorë të tjerë rreziku, ata dolën në përfundimin se rreziku i infektimit është 15 % më i ulët për ata që mbajnë syze, shkruan abcnews.al.

Efekti mbrojtës i syzeve zvogëlohet tek ata që deklaruan se syzet i pengojnë të mbajnë mirë maskën, ndërsa nuk u konstatua asnjë përfitim mbrojtës për ata që përdorin rregullisht lentet e kontaktit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!