Dhimbjet e kokës janë një problem mjaft i zakonshëm me të cilin përballen shumica e njerëzve. Ato mund të ndodhin për shkak të stresit, lodhjes dhe dehidrimit dhe ndonjëherë janë simptomë e problemeve shumë më serioze, si presioni i lartë, problemet e qarkullimit të gjakut dhe llojet e ndryshme të inflamacioneve.
Dhimbja e kokës zakonisht është e padëmshme në origjinë, por ndonjëherë, veçanërisht nëse shfaqet papritur, e shoqëruar me dëmtim të vetëdijes ose çrregullime të tjera neurologjike, mund të jetë simptomë e një sëmundjeje tjetër serioze si aneurizmi (enë gjaku e zgjeruar) në tru.
Në varësi të llojit të dhimbjes, ajo mund të jetë akute (dhimbje koke e papritur) ose kronike (që do të thotë se zgjat disa ditë në muaj, zakonisht më shumë se 15 ditë në tre muajt e fundit). Si ta kuptoni nëse dhimbja juaj e kokës është e tipit të zakonshëm apo nëse pas fshihet një problem më i madh shëndetësor?
Konsultohuni me një mjek nëse keni simptomat e mëposhtme:
Keni një dhimbje koke më të fortë se zakonisht;
Dhimbjet e kokës shfaqen menjëherë pas aktiviteteve sportive;
Përveç dhimbjeve të kokës, keni problem me ekuilibrin, përqendrimin, shikimin, lëvizjen apo të folurit;
Dhimbja e kokës shoqërohet me ethe dhe të përziera;
Keni vënë re se kohët e fundit dhimbjet e kokës janë bërë më të shpeshta se zakonisht deri atëherë;
Përveç dhimbjes së kokës, ndjeni dhimbje edhe kur përtypni;
Dhimbja e kokës nuk ndalet për ditë të tëra;
Nuk mund të flini për shkak të dhimbjes së kokës;
Keni dhimbje koke pas marrjes së medikamenteve të caktuara;
Të dhemb koka sepse e ke lënduar së fundmi. /abcnews.al