Vijojnë prej tre ditësh kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit që u mori nga rrjedha e lumit Fan në Mirditë teksa ishte duke luajtur me shokët me top. Në kërkime janë angazhuar 14 polumbarë, pjestarë të forcave RENEA, të cilët kanë këqyrur një gjatësi të madhe të lumit, por deri më tani pa rezultat.
Madje ata kanë kërkuar edhe në HEC-in e Repsit, por nuk kanë gjetur gjë. Sëfundmi ka dyshime se trupi i vogëlushit mund të ketë ngecur në një urë të prishur disa kilometra larg vendit ku u mor nga rrjedha.
Lexo edhe: FOTO/ Fëmijët qajnë shokun e ngushtë që u mbyt në lum, heshtje dhe trishtim në shkollën e 10-vjeçarit
Për të parë aty, trupat e kërkim-shpëtimit janë duke devijuar lumen Fan pasi në vend janë mbledhur shumë mbetje të tjera dhe e bëjnë të pamundur kërkimin.
Pritet që kërkimi në këtë vend të vijojë edhe gjatë orëve të pasditës me shpresën se më në fund do ta gjejnë trupin e 10-vjeçarit. /abcnews.al