Rekord/ Biletat për “Eurovisionin” shiten brenda një ore

schedule13:56 - 7 Prill, 2022

schedule 13:56 - 7 Prill, 2022

Na ndajnë rreth një muaj nga “Eurovision Song Contest” dhe duket se publiku po e pret me padurim.

Sipas organizatës, bëhet me dije se biletat në Torino janë shitur menjëherë. Pra, të gjitha biletat për dy gjysmëfinalet dhe finalen janë shitur brenda një ore e gjysmë.

Ndërsa, kanë mbetur edhe pak bileta për shfaqjet e provave. Gjithsej 7,000 bileta janë në dispozicion për secilën nga nëntë shfaqjet në sallën e ngjarjeve PalaOlimpico Çmimet variojnë nga 20 deri në 350 euro.

Kujtojmë që Shqipëria këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja, Ronela Hajati me këngën “Sekret”, e cila do të performojë e para më datën 10 maj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!