Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-fituesi i “Topit të Artë” rrëmben armët në luftë kundër Rusisë

schedule10:58 - 7 Prill, 2022

schedule 10:58 - 7 Prill, 2022

Igor Belanov është një emër i madh i futbollit ukrainas dhe botëror, pasi në vitin 1986 ai fitoi “Topin e Artë” (jepej vetëm për lojtarët europiane atëherë), duke lënë pas emra si Gary Lineker dhe Emilio Butragueno.

Sulmuesi i Dynamo Kyiv shkëlqeu me Bashkimin Sovjetik në “Meksikë 1986”, duke shënuar 4 gola e duke dhënë 6 asiste, ndërkohë që fitoi edhe Kupën e Kupave.

Belanov, tani 61 vjeç, ka marrë armët në duar për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi i Rusisë. Që në fillim ai mbajti një qëndrim patriotik dhe e ndihmoi ushtrinë, ndërkohë që tani është përfshirë edhe vetë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!