Holanda dërgon katër avionë luftarakë F-35 në Bullgarinë aleate të NATO-s

schedule14:40 - 6 Prill, 2022

schedule 14:40 - 6 Prill, 2022

Holanda së fundmi ka dërguar katër avionë luftarakë F-35 në Bullgarinë aleate të NATO-s për të ndihmuar në detyrat e saj të policisë ajrore në mes të pushtimit rus të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije avionët luftarakë holandezë, së bashku me avionët luftarakë bullgarë MiG-29, do të ndihmojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit të Detit të Zi deri më 31 maj, në përputhje me planin e integruar të NATO-s për mbrojtjen ajrore dhe antiraketë.

Ata do të zëvendësojnë katër avionë luftarakë spanjollë që kanë mbështetur mbikëqyrjen e hapësirës ajrore të Bullgarisë që nga mesi i shkurtit.

Ndërkohë, Bullgaria, në krahun lindor të NATO-s, po krijon gjithashtu një grup beteje prej deri në 1,000 trupa në bashkëpunim të ngushtë me aleancën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!