Forcat ruse janë rigrupuar në rajonet lindore të Ukrainës dhe shumë kanë pritur një ofensivë pas tërheqjes së trupave rusë nga Kievi. Një sulm në qytetin e Sievierodonetsk, pjesë e rajonit lindor të Luhansk, mund të jetë një nga shenjat e para, sipas skynews.
Dhjetë ndërtesa janë përfshirë nga flakët pas bombardimeve ruse, tha guvernatori i Luhansk.
Ende nuk ka të raportuar për viktima.
Më herët, guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se ai priste një ofensivë në shkallë të plotë në ditët e ardhshme, e cila mund të ishte më e rëndë se ofensivat në Mariupol, Bucha dhe Irpin.
/abcnews.al