U gjet i vetëvrarë në Lushnjë, 38-vjeçari ishte shofer i drejtorit të Portit të Durrësit

schedule11:00 - 6 Prill, 2022

schedule 11:00 - 6 Prill, 2022

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë të ndodhur në aksin Fier-Lushnje, ku një 38-vjeçar u gjet i pajetë në makinë, ndërsa thuhet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Burime për Abcnews.al, bëjnë të ditur se Betim Kastrati punonte si shofer i drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu.

Viktima u gjet i pajetë brenda mjetit tip Volvo me targë AB 550 AI, ndërsa sipas policisë, dyshohet se viktima vuante nga depresioni.

38-vjeçari ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur.

Fillimisht ngjarja u hetua për ndonjë vrasje të mundshme, por sipas policisë, Kastrati kishte vrarë veten në kushtet e depresionit. /abcnews.al/