Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë një intervistë për gazetaren Linda Karadaku ku ka folur për marrëdhëniet mes tij dhe kryeministrit aktual në Kosovë, Albin Kurti.
Në intervistën e transmetuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Haradinaj tha se është e pashpjegueshme ajo që po bën Kurti duke mos i kërkuar në këtë moment SHBA-së që të ngulmojë për një tryezë të përbashkët me Serbinë për të arritur njohjen reciproke.
Ndërkohë Haradinaj ka folur dhe për luftën në Ukrainë, ku ka thënë se vrasja e civilëve duhet gjykuar si krime lufte.
Pjesë nga intervista:
Kardaku: Si është situata në Kosovë? Ju keni qenë shumë i ashpër me kryeministrin Kurti, duke thënë se ju nuk do lejoni pa fund këtë sjellje të qeverisë dhe kryeministrit.
Haradinaj: Ne kemi parë disa pozicionime të gabuara të qeverisë tonë. Unë jam në Tiranë por kufiron verior e ruan ushtari amerikan. Ka qenë për mua e habitshme si qeveria jonë refuzoi gazjellsin Shkup-Prishtinë, i buxhetuar nga Amerika, por edhe pozicione të tjera na kanë bërë të dyshojmë se qeveria jonë është në një pozicion të rrezikshëm për interesin e Kosovës. Qeveria jonë nuk po i kërkon Uashingtonit që të ulet me Serbinë për njohjen reciproke, sepse Rusia është keq, por edhe Serbia është keq sepse po i fundoset aleati. Kjo është koha ideale me i kërkuar perëndimi për të të arritur marrëveshjen. Ne këtë kohë shohim një komoditet të qeverisë tonë.
Karadaku: Pse e bën Kurti këtë?
Haradinaj: Është vështirë me e kuptuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës një qëndrim i tillë. Situata për Kosovën është mjaft e mirë. Ne nuk kemi rrezik të ndërhyrjes apo ekzistencës tonë territoriale. Tani kemi Rusinë duke u fundosur, dhe është momenti i duhur për t’i kërkuar njohjen Serbisë.
/T.H/Abcnews.al/