Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga përçarjet familjare te kujdestaria: Britney Spears do të rrëfejë gjithçka në librin e ri

schedule18:07 - 5 Prill, 2022

schedule 18:07 - 5 Prill, 2022

Britney Spears ka konfirmuar se është në proces të shkrimit të një libri, pesë muaj pasi gjykata i dha fund kujdestarisë së saj. Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja konfirmoi lajmin që ka qarkulluar prej disa muajsh në mediat amerikane, ndërsa shtoi se procesi i shkrimit të librit ka qenë shërues dhe terapeutik për të.

“Unë jam duke shkruar një libër për momentin dhe në fakt është shërues dhe terapeutik … është gjithashtu e vështirë të përmend ngjarjet e së kaluarës në jetën time. Unë kurrë nuk kam qenë në gjendje të shprehem hapur!!! Mund të imagjinoj vetëm se tingëlloj si fëmijë, por isha jashtëzakonisht i ri [kur ndodhën ato ngjarje]”, shkroi ajo.

Ndërsa nuk zbuloi ndonjë informacion të mëtejshëm se kur mund të dilte libri ose kush po e botonte atë, Page Six raportoi në shkurt se ajo kishte nënshkruar një marrëveshje rekord prej 15 milionë dollarësh me shtëpinë botuese Simon & Schuster. Libri thuhet se tregon jetën e saj, karrierën dhe marrëdhënien me familjen e saj, si para dhe pas kujdestarisë.

Në nëntor, një gjyqtare i dha fund kujdestarisë së babait të saj, përmes së cilës kontrollonte shumë aspekte të jetës së yllit të muzikës për 13 vjet, duke përfshirë financat, marrëdhëniet personale dhe aksesin me fëmijët e saj. Marrëveshja për kujdestarinë u firmos në 2008 kur ylli po përballej me një krizë të shëndetit mendor.

Vendimi për të shkruar një libër vjen pasi motra më e vogël e saj, Jamie Lynn Spears , njoftoi në janar se do të publikonte një libër të quajtur Things I Should Have Said. Ajo konfirmoi se do të detajonte jetën duke u rritur në qendër të vëmendjes, duke qenë një aktore që në fëmijëri dhe duke u bërë nënë në një moshë të re. Libri i princeshës së muzikës pop pritet të hedhë dritë mbi shumë aspekte të jetës së saj.

Lëvizja Free Britney

Mbështetësit e këngëtares Britney Spears festojnë jashtë gjykatës Stanley Mosk në Los Anxhelos, pasi Spears-it i ka përfunduar mandati i konservatorit.  Reuters

Kujdestaria 13 vjeçare, të cilën Britney e ka cilësuar si abuzive, u vu vërtet në qendër të vëmendjes falë lëvizjes “Free Britney”, e stisur nga fansat e këngëtares për të fituar shumë shpejt më pas vëmendjen e gjerë të mediave. Këngëtarja shprehu mirënjohjen për fansat e saj ndërsa pritet të flasë më gjerë për lëvizjen në librin që do të sjellë.

Marrëdhëniet e saj të profilit të lartë

Britney Spears Just Trolled Justin Timberlake on Instagram | Marie Claire |

Spears ka pasur disa marrëdhënie të profilit të lartë, përfshirë me Justin Timberlake. Dyshja u konsiderua si “çifti i artë” i muzikës në fillim të viteve 2000, kur ata u shoqëruan për tre vjet. Në nëntor, Timberlake i kërkoi falje Spears për mënyrën se si veproi pasi ndarjes.

Ndërkohë që Spears konfirmoi se do të zbulonte më shumë për marrëdhënien e çiftit, si atëherë ashtu edhe tani. Ajo pritet gjithashtu të detajojë prishjen e martesës së saj me Kevin Federline, me të cilin ka dy fëmijë, në vitin 2007.

Kujdestaria

Natyrisht, fokusi kryesor i librit pritet të jetë kujdestaria, nën të cilën jetoi për 13 vjet, midis 2008 dhe 2021. Ylli zbuloi disa detaje tronditëse rreth kujdestarisë gjatë kohës që zhvillohej gjyqi, përfshirë faktin se nuk u lejua të martohej me partnerin e saj prej kohësh, Sam Asghari. Ylli tha se libri do të përmbajë gjëra që ajo “kurrë nuk ka qenë në gjendje t’i shprehë hapur”.

Britney Spears dhe i fejuari i saj Sam Asghari.  EPA

Marrëdhënia e saj me familjen

Ylli e bëri të qartë gjatë seancave gjyqësore se ajo nuk donte që babai i saj, Jamie Spears, të kishte kontrollin e kujdestarisë së saj. Gjatë një seance gjyqësore në vitin 2019, Jamie tha se marrëdhënia me vajzën e tij ka qenë “gjithmonë e tensionuar” ndërsa Britney nga ana tjetër nuk ka kursyer akuzat ndaj tij.

Ajo gjithashtu është përplasur publikisht me motrën, Jamie Lynn në muajt që përfundoi kujdestaria duke thënë se ajo po përpiqej ta shiste librin e saj nën “kurrizin” e saj. Megjithatë, gjatë një interviste për Good Morning America, Jamie Lynn tha: “Unë e dua motrën time.

Unë vetëm e kam dashur dhe e kam mbështetur ndonjëherë, dhe kam bërë atë që është e drejtë, dhe ajo e di këtë.” Britney pritet të përdorë librin e saj për të thënë fjalën e saj gjithçka, si para dhe pas përfundimit të kujdestarisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!