Kjo është arsyeja pse nuk duhet të pini birrë para fluturimit

schedule17:10 - 5 Prill, 2022

schedule 17:10 - 5 Prill, 2022

Janë të shumtë ata që zgjedhin të pinë pak gjatë një fluturimi ose teksa presin për të hipur në avion dhe shumica zgjedhin edhe një birrë.Megjithatë, sipas ekspertëve, kjo nuk është një ide aq e mirë. Siç shpjegojnë ata, është më mirë që pasagjerët të zgjedhin pije joalkoolike.

Fillimisht, gjatë një fluturimi, kabina është nën presion, duke zvogëluar aftësinë e trupit për të përpunuar oksigjenin. Për më tepër, nivelet e lagështisë në fluturime janë përgjithësisht më të ulëta se sa jemi mësuar, gjë që shpjegon pse jemi më të etur në atë kohë.

Nëse i kombinoni këta dy faktorë me dehidratimin e shkaktuar nga alkooli, atëherë lind pyetja pse nuk duhet të pini birrë (ose alkool në përgjithësi) para ose gjatë fluturimit.”Një i rritur mund të humbasë deri në dy litra ujë në një fluturim dhjetë orësh. ”, tha dietologu Ritesh Bawri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!