Interi në verë pritet të bëjë disa lëvizje dhe lojtarë me parametra zero janë vënë në shënjestër. Kampionët në fuqi të Italisë duan një portier, veç Andre Onana që pritet të vijë nga Ajax.
“Corriere dello Sport” shkruan se në zyrat e Interit kanë mbërritur edhe propozimet e para dhe një emër është ai i shqiptarit të Lazios, Thomas Strakoshës.
Portieri i kombëtares shqiptare ka punuar më parë me Simone Inzaghin dhe nuk dihet raporti i tyre, pasi pati një moment që ai qëndroi në stol në skuadrën kryeqytetase.
Strakosha në verë del i lirë, pasi i përfundon kontrata me Lazion. Veç shqiptarit, Interit i është propozuar edhe David Ospina i Lazios. Edhe 33-vjeçari kolumbian është në përfundim kontrate. / abcnews.al