Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen ndaj Rasim Dodës, ish-gjyqtarit të Sarandës të akuzuar për korrupsion

schedule11:03 - 5 Prill, 2022

schedule 11:03 - 5 Prill, 2022

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim dosjen ndaj Rasim Dodës, ish gjyqtarit të Sarandës, i akuzuar për korrupsion.

Gjykata e Lartë thotë se Doda duhet të rigjykohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Në vitin 2017, Apeli i Krimeve të Rënda e prishi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë me 4 vite e 6 muaj burg me argumentin se  kishte shkelje të procedurës. 5 vite nga ky vendim Gjykata e Lartë ka rikthyer edhe njëherë dosjen e parë të korrupsionit në sistemin gjyqësor që pati më shqyrtim drejtësia, por duke urdhëruar Apelin t’i japë një zgjidhje. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!