Forcat ukrainase kanë rimarrë një terren kyç në veri të Ukrainës, pasi detyruan trupat ruse që të tërhiqen nga zonat përreth Chernihiv dhe në veri të Kievit.
Lajmin e bën të ditur Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
Raporti i fundit i inteligjencës britanike, i l publikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm thotë: “Luftime në nivele më të ulëta ka të ngjarë të vazhdojnë në disa pjesë të rajoneve të rimarra rishtazi, por do të zvogëlohen ndjeshëm gjatë kësaj jave pasi pjesa e mbetur e forcave ruse të tërhiqet.”
Shumë njësi ruse që tërhiqen nga Ukraina veriore ka të ngjarë të kërkojnë ri-furnizim përpara se të jenë të disponueshme për t’u rivendosur për operacione në Ukrainën lindore. /abcnews.al/