Bamir Topi: Dilemat e mia për ligjin e ‘dosjeve’

schedule22:05 - 4 Prill, 2022

schedule 22:05 - 4 Prill, 2022

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi, duke folur në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për dilemën e madhe që pati kur ishte në krye të shtetit.

Ai tha se dilema më e madhe e tij ishte kur erdhi ligji për dosjet e sigurimit të shtetit, për të cilin politikisht ishte pro, por juridikisht kishte shumë probleme.

Topi shtoi se ai në atë kohë “foli” në heshtje, dhe ligji kaloi në Gjykatën Kushtetuese e cila e rrëzoi.

Historia e zgjedhjeve gjithmonë është paraprirë nga një proces ku futej shefi i OSBE-së. Në një proces politik ti shkon për të përfunduar në një proces legjislativ, kur politika nuk ndodh shkohet në një proces konstitucional. Po ti kishte qenë Gjykata Kushtetuese ajo do futej. Do them një ligj shumë sensitiv, ligji i Dosjeve të Sigurimit, unë politikisht isha shprehur për nevojën e hapjes së dosjeve. Ligji i dosjeve në filozofinë time ishte, kemi pas një projekt me Majkon, por nuk shkoi asnjëherë për diskutim. Do bëjmë patjetër një proces për hapjen e dosjeve, politikisht isha në këtë linjë, por juridikisht ligji kishte probleme dhe më vendosi në një kontradiksion të brendshëm. Dilema më e madhe duhet të prevalonte pjesa juridike apo politike, aq të fortë e kam pas dëshirën që të hapen dosjet sa që nuk e ktheva ligjin mbrapa, por as se miratova, fola në heshtje. Politikisht kamë thënë që të hapen, juridikisht ka probleme. Kam bërë një pyetje: Pse nuk ka klauzolë për bashkëpunëtorët e agjenturave të huaja. U fut në lojë Gjykata Kushtetuese dhe e nxori jashtë loje”, tha Topi.

/Abcnews.al/