Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kastrioti tregon “dhëmbët” në “Loro Boriçi”, Hasani përmbys i vetëm Vllazninë

schedule19:48 - 4 Prill, 2022

schedule 19:48 - 4 Prill, 2022

Në takimin e zhvilluar në “Loro Boriçi” mes Vllazninsë dhe Kastriotit, këto të fundit do të përmbysnin rezultatin 2-1, për të marrë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për mbijetesën, me kuqeblutë që marrin humbjen e 3-të rresht në kampionat.

Një pjesë e parë që kishte raste me pikatore, me skuadrat që krijuan shumë pak. Krutanët do të jepnin sinjalin e parë në këtë duel me Kaina që i shkon shumë pranë golit por topi do të shkonte pak mbi kuadrat.

Vllaznia do të përgjigjej me Da Silvën, i cili “ngathtëson” aksionin, teksa gjuan vetë por portieri Sali pret gjuajtjen e tij. Në minutat e fundit të pjesë së parë Latifi do të krosonte në qendër për Hoxhajn që godet në zonë por Sali i bën siç duhet detyrat e tij.

Pjesa e dytë do të niste menjëherë me gol për vendasit, ku Aralica 46’ do të çonte topin në fundin e rrjetës për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Aralica vazhdon duelet e tij me portierin Sali, por pa mundur të dërgojë topin për herë të dytë në rrjetë.

Për Kastriotin, Adolf Selmani godet brenda zonës kundërshtare,  por topi devijohet nga një futbollist kuqeblu dhe shkon në fundore.

80’ Edon Hasani barazon rezultatin vetëm pak çaste pasi kishte humbur një rast të pastër me kokë. Pas një aksioni të gjatë të krutanëve, goditjen e Ramit e devijon me thembër Santiago Selmani, por topi shkon në traversë. Përfiton aty Hasani dhe e shtyn me kokë topin drejt rrjetës, 1-1.

Hasani do të ishte heroi i këtij takimi pasi 7 minuta më vonë do të gjente sërish rrugën e rrjetës dhe do të përmbyste i vetëm shkodranët e Plorit. Perlë e Edon Hasanit me Zogovic që shtanget nga gjuajtja e mesfushorit krutan.

Kastrioti siguroi kështu fitoren e 3-të rresht në kampionat, teksa shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 7-të, ndërsa Vllaznia mbetet në kuotën e 39 pikëve në vendin e 4-të.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!