Desh humbi çmimin në Grammy, momenti epik që i ndodhi artistes së famshme

schedule19:02 - 4 Prill, 2022

schedule 19:02 - 4 Prill, 2022

Doja Cat për pak sa nuk humbi mundësinë për të marrë çmimin e saj Grammy për shkak se i duhej që të shkonte në tualet. Në momentin që Doja dhe SZA fituan çmimin për “Dyshja më e Mirë Pop” për hitin “Kiss Me More”, ajo u ngjit me shumë nxitim në skenë.

Ndërsa SZA, e cila ishte me paterica, po ngjitej në skenë ngadalë me ndihmën e Lady Gaga-s, nuk kishte asnjë shenjë nga Doja Cat. Më pas, kamera fokusoi artisten duke vrapuar në sallë. “Shkove në banjë për pesë minuta. E ke seriozisht?”, iu drejtua SZA.

Doja Cat (djathtas) shpjegon se ishte në banjë kur u njoftua se fitoi çmimin për performancën më të mirë të dyshes/grupit pop së bashku me SZA për "Kiss Me More" gjatë 64-të vjetore të çmimeve Grammy.

“Kurrë në jetën time nuk kam ecur kaq shpejt”, tha Doja. Edhe pse ishte një moment qesharak, ishte emocionues për artisten e famshme. Ajo tha javën e kaluar në Twitter se do të linte muzikën pas përplasjes me fansat në rrjetet sociale.

SZA dhe Doja Cat

/abcnews.al