Trafikim kokaine në mes të Athinës dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen 3 shqiptarë

schedule17:18 - 4 Prill, 2022

schedule 17:18 - 4 Prill, 2022

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në Athinë dhe armëmbajtje pa leje.

Protothema.gr shkruan se bashkë me tre shqiptarët është arrestuar dhe një shtetas grek.

Policia njofton se ka sekuestruar 10 kilogramë kokainë, 2 pistoleta, euro dhe telefona celularë.

“Nën Drejtoria për Ndjekjen e Drogave të Sigurimit të Atikës ka vijuar me arrestimin e katër personave, në Athinë, Zografou dhe Vouliagmeni. Konkretisht, janë tre shqiptarë të moshës 36, 46 dhe 48 vjeç dhe një 45-vjeçar grek, të cilët akuzohen trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ndër të tjera u sekuestruan mbi 10 kilogramë kokainë dhe 2 pistoleta”, njofton policia greke.

Të gjithë të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës./abcnews.al/