U ekzekutua mbrëmë, ky është “Land Rover-i” me të cilin po lëvizte Iljaz Çali

schedule13:17 - 4 Prill, 2022

schedule 13:17 - 4 Prill, 2022

Kjo është makina në të cilën u ekzekutua Iljaz Çali, mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Rinasit. Mjeti tip “Land Rover”,  drejtohej nga 37-vjeçari dhe sot është vendosur transferuar pranë drejtorisë së policisë. Iljaz Çali lëvizte i vetëm dhe makinën e kishte marrë me qira.

Sipas të dhënave paraprake nga hetimi, dyshohet se autori ka ditur çdo lëvizje të viktimës, madje e ka ndjekur atë nga pas. Në afërsi të mbikalimit të Rinasit, është hapur zjarr ndaj makinës tip “Land Rover”. Pas breshërisë së plumbave makina ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa dyshohet se autori/ët, janë afruar dhe e kanë qëlluar sërish, për tu siguruar nëse ai ka vdekur.

Lexo edhe: Si u ndoq dhe u vra 37-vjeçari tek mbikalimi i Rinasit, ekzekutorët nuk lanë gëzhoja, dy pistat kryesore të hetimit

Fillimisht është dyshuar për një aksident nga dëshmitarët që kanë qenë në zonë, pasi makina kishte dalë nga rruga, por më pas është kuptuar se kemi të bëjmë me një atentat mafioz.

Ngjarja deri më tani është mbuluar me mister, pasi pavarësisht se është qëlluar disa herë, në vendin e ngjarjes nuk është gjetur ende asnjë gëzhojë, çfarë nënkupton se autori apo autorët janë kujdesur të mos lënë prova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!