Serge Gnabry ka edhe një vit kontratë me Bayern Munich dhe deri më tani bisedimet për rinovimin e kontratës nuk kanë shkuar si duhet.
Palët nuk po gjejnë ende gjuhën e përbashkët dhe ka klube që po mundohet të përfitojnë nga kjo situatë e krijuar.
Gjithsesi në verë çdo klub duhet të paguajë për ta blerë dhe për këtë duhet të kënaqë kërkesat financiare të Bayern Munich.
Real Madrid është klubi më i lakuar si i interesuar për Gnabry, por Goal.com raporton se nëse ikën nga bavarezët opsione për gjermanin janë edhe Liverpool e Juventus. / abcnews.al