Infantino: Çfarë presim ta quajmë “Paolo Rossi” stadiumin e Romës?!

schedule12:39 - 4 Prill, 2022

schedule 12:39 - 4 Prill, 2022

Paolo Rossi nuk jeton më! Legjenda italiane e futbollit u nda nga jeta në dhjetor të vitit 2020, ndërkohë që presidenti i FIFA, Gianni Infantino, mendon se në Romë stadiumi duhet të marrë emrin e tij.

“Çfarë presim për t’i dhënë emrin Paolo Rossi stadiumit olimpik në Romë? Nuk ka asnjë italian që ka bërë më shumë për futbollin tonë në një moment të vështirë.

Ai e meriton. Kam muaj që jam përpjekur të kuptoj me kë të flas për të bërë të mundur diçka të tillë”, është shprehur Infantino.

Rossi ishte golashënuesi më i mirë i Italisë dhe Botërorit 1982, me 6 gola, kur “Axurrët” u shpallën kampion bote. Ish-sulmuesi luajti 48 ndeshje me kombëtaren e tij dhe shënoi 20 gola në total. / abcnews.al