Ngjarja tronditëse në Greqi, nëna tentoi të vrasë pesë herë brenda 13 orëve vajzën

schedule22:17 - 3 Prill, 2022

schedule 22:17 - 3 Prill, 2022

Zbardhen të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur në Greqi, ku nëna dyshohet se ka vrarë tre vajzat e saj në një periudhë të shkurtër kohore. Pesë herë në 13 orë duket se Roula Pispirigou ka tentuar të vrasë vajzën 9-vjeçaren Georgina, sipas dosjes hetimore.

Mediat greke raportojnë se në të dhënat e dosjes, paraqitet edhe rendi kronologjik në të cilin Roula Pispirigou rezulton të ketë dhënë doza më të vogla ketamine në prag të vdekjes së fëmijës, më 28.01.2022.

Sipas SKAI-t, në orën 11:00 të mëngjesit, Georgina pati episodin e parë me takikardi, midriazë dhe fenomene të tjera që zgjati të paktën tre minuta e gjysmë.

Lexo edhe: Vdekja e tre fëmijëve në Greqi, zbulohet substanca e dytë vdekjeprurëse që e ëma i dha së bijës 9-vjeçare

Rreth 25 minuta më vonë, në orën 11:25 , ajo ka një episod të ngjashëm që zgjati një minutë e gjysmë. Pak orë më vonë, në orën 14:30, është regjistruar edhe një episod tre minutësh.

Episodi i katërt u zhvillua në orën 18:03 dhe zgjati një minutë e gjysmë, ndërsa episodi i pestë ndodhi në mesnatën e së njëjtës ditë, me recesion automatik, pa asnjë aktivitet epileptik.

Georgina arriti të shpëtojë nga pesë tentativat, diçka që nuk ndodhi mesditën e së nesërmes, 29 janar 2022 , në orën 14:28. Më pas mjekët e gjetën Georginën plotësisht pa ndjenja në dhomë. Me gjithë përpjekjet e tyre, ata nuk arritën ta kthenin atë në jetë.

Sipas hetimeve, babai Manos Daskalakis ka qenë i pranishëm në një episod të Georgina, kur ka pësuar krizë në spitalin Karamandani në Patras, fakt që ngre pikëpyetje për përfshirjen e tij në këtë rast. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!