Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me demokratët. Gjatë ditës së diel Basha ka zhvilluar një takim në Shkodër, ku është pritur nga kreu i degës Xhevdet Amuli dhe ish-kandidati për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati.
Kujtojmë që Lulzim Basha ka zbritur në terren menjëherë pasi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Ndërkohë që Basha është shprehur për mediat të enjten para nisjes së seancës plenare se do të bëjë gjithçka për bashkimin e demokratëve.
/Abcnews.al/