Plori: Arbitrat kanë gabuar shumë, rastet flagrante! Të vlerësojmë Kastriotin

schedule12:13 - 3 Prill, 2022

schedule 12:13 - 3 Prill, 2022

Vllaznia kërkon reagimin në kampionat, pas humbjes kundër Egnatias dhe barazimit me polemika në Kupë ndaj Partizanit. Trajneri Elvis Plori doli para mediave dhe normalisht fokusi ishte te ndeshja me Kastriotin dhe atmosfera e krijuar nga arbitrat.

“Nuk është hera e parë që na japin goditje. Erdhi në një moment kur kishim shumë mungesa. Ndeshja duhet vlerësuar, Kastrioti ka bërë mirë dhe nuk ka humbur. Ka pësuar rritje. Lojtarët tanë e kanë vlerësuar këtë ndeshje. Nuk është e lehtë.”

“Arbitrat? Unë dua të qetësoj lojtarët, që mos e kenë mendjen te ata. Kam deklaruar pas ndeshjes se duhet ta gjejmë si pikë të fortë për motivim. Goli i anuluar mos na bëjë pesimistë, të jemi optimistë për fitore.

Këtë vit arbitrat kanë gabuar shumë, kanë qenë flagrante rastet që kanë ndikuar në rezultat. Edhe ne kemi pasur gabime, të punojmë për maksimumin”, shtoi Plori, i cili tregoi që Gurishta nuk është ende gati të luajë titullar dhe vetëm javën e ardhshme mund ta llogarisin që nga minuta e parë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!