Një 48-vjeçar që dhunonte sistematikisht bashkëshorten është vënë në pranga paraditen e së dielës në Lezhë. Bëhet e ditur se B. M. u arrestua pasi ka kërcënuar me thikë në sy të fëmijëve të mitur bashkëshorten.
Kjo e fundit e ka kallëzuar të shoqin i cili më pas u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika kurse gruas iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes. /abcnews.al/