Gjykata jep vendimin për Henrik Hoxhajn dhe të dashurën e Nuredin Dumanit, e reja: Nuk e dija kush ishte

schedule15:11 - 2 Prill, 2022

schedule 15:11 - 2 Prill, 2022

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Henrik Hoxhajn, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit duke e larguar atë nga vendi i ngjarjës, ditën që makina e tyre u qëllua me armë në fshatin Papër teksa ishin nisur për të kryer një atentat sipas prokurorisë.

Ndërkohë, gykata dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 20-vjeçaren M.Hajdini, e cila ishtë bashkëjetuesja e Nuredin Dumanit prej disa muajsh. Ata jetonin të dy në Fier pasi ishin shpërngulur nga Kosova prej disa muajsh.

Gjykata nuk ka pranuar akuzën për “armëmbajtje pa leje” ndaj 20-vjeëares duke e dënuar atë vetëm për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”.

Avokati i saj tha pas vendimit të gjykatës së e reja nuk e njihte se kush ishte vërtetë Nuredin Dumani pasi e njihte me emër tjetër dhe se kishte një lidhje sentimentale me të.

Më herët, ABC publikoi dëshminë e të resë para prokurorëve, gjatë të cilës ajo shprehet se e njihte Nuredin Dumanin me emrin Arvit Spahiu.

Lexo edhe: DOSJA/ “Pse mban armë? – Ti je e re..s’ke pse t’i dish këto…”! Si iu përgjigj Nuredin Dumani pyetjes së të dashurës, misteri i emrit tjetër

Nuredin Dumani jetonte mes Shqipërisë dhe Kosovës duke mbajtur me vete dokumente të falsfikuara sipas prokurorisë. Një vit më parë ai ishte njohur në Gjilan me 20-vjeçaren M.Hajdini, me të cilën më pas filloi të bashkëjetonte në një shtëpi në lagjen “Apollonia” në Fier.

Dumani u plagos pak ditë më parë pas një përplasjeje me armë në fshatin Papër të Elbasanit. Gjatë verifikimit të makinës tip “BMW” të lënë në vendin e ngjarjes, policia gjeti fishekë si edhe një shishe me benzinë, ç’ka i bëri prokurorët të dyshojnë se ata ishin nisur për të kryer një atentat, por ranë pre e një goditjeje me armë nga një tjetër grup. /abcnews.al