Fotoreporteri i luftës, Maks Levin është gjetur i vrarë si pasojë e bombardimeve ruse në kryeqytetin ukrainas, sipas njoftimit nga zyra e prokurorit ukrainas.
Fotoreporteri u zhduk më 13 mars, ndërsa ishte në krye të detyrës.
Skynews shkruan se trupi i pajetë i viktimës u gjet dje në fshatin Huta-Mezhyhirska. Sipas një prej punëdhënësve të tij, LB, Levin ishte drejtuar në zonë me një gazetar tjetër, Alexei Chernyshov.
Vendndodhja e gazetarit Chernyshov nuk dihet ende.
Our good friend, famous war photographer Maks Levin, is dead.
He went missing during the Battle of Kyiv on March 13.
Many in the community still had a hope of him being taken prisoner by the Russians.
Unfortunately, his body was recovered on April 1.
Rest in peace, friend. pic.twitter.com/oQOL7sZ5Ge— Illia Ponomarenko ?? (@IAPonomarenko) April 2, 2022
Levin ka lënë pas katër fëmijë, gruan dhe prindërit e tij.
Ai nuk është gazetari i parë që vritet ndërsa ka raportuar për konfliktin në Ukrainë.
Të vrarët deri më tani janë gazetari ukrainas Yevhenii Sakun, i cili vdiq në një sulm ajror rus në Kiev, dhe tre gazetarë të tjerë që u vranë në makinat e tyre./abcnews.al/